Një ish-ushtarak i ushtrisë ruse që kishte marrë faljen nga administrata e Putin për porositjen e një vrasjeje, është arrestuar sërish për një tjetër bashkëpunim në vrasje.
Pak pas kthimit nga fronti dhe kryerjes së dënimit të parë 66 vjeçari Alexander Tyutin është ndaluar për vrasjen e të dashurit ekstravagant të partneres së tij.
Ai kishte kryer vetëm 18 muaj burg nga dënimi me 20 vjet, sipas raportimeve në këmbim të shërbimit në luftë me mercenarët e grupit Wagner në Ukrainë, njoftonin agjencitë ruse të ligjit.
Pas shërbimit në front dënimi i tij i fshi madje u nderua dhe me medalje “trimërie” në luftë.
Tyutin kishte porositur një vrasje me anë të një tjetër ish-ushtaraku, të të dashurit të gruas së tij 37-vjeçare Viktoria pasi kishte zbuluar lidhjen e tyre të fshehtë, shkruan rrjeti DailyStar.
Por para se vrasja të realizohej ekzekutuesi i porositur raportoi në polici dhe kjo soli arrestimin e Tyutin.
Tyutin pranonte në një video të publikuar nga policia: “U ndalova për përgatitjen e vrasjes së të dashurit të gruas time ….”
“I dhashë atij kushtet specifike, nuk i kam dhënë adresë dhe as një emër, vetëm i thashë se duhet të kryhet vrasja.
Në janar 2021, Tyutin ishte burgosur për vrasjen me pagesë në 2005 të ish-partnerit të biznesit Dmitry Zeinalov në rajonin e Leningrad.
Ai kishte paguar vrasësin 9000 dollarë dhe i kishte dhënë një automatik Kalashnikov.
Tyutin ishte kapur disa vjet më vonë kur kishte porositur vrasjen e një mbese të ish-gruas së tij pas një debati për trashëgiminë.
Të tjera pretendime në media thonë se dhe të dhënat e heroizmave të Tyutin në luftë janë të inskenuara, teksa zyrtarja e fondacionit “Rusia prapa hekurave”, Olga Romanova, shkruante: “Nuk kam dyshim se ai maskara nuk ka luftuar asnjë ditë”./DailyStar/
Top Channel