Punonte në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër, rrëzohet për vdekje një 38-vjeçar në Tiranë
22/12/2023 11:45
Një 38-vjeçar është rrëzuar për vdekje gjatë punës në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:20 në rrugën “Gryka e Kaçanikut”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër. 38-vjeçari F.L ka rënë aksidentalisht nga një lartësi e konsiderueshme dhe si pasojë nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel