Silevester dhe Enxhi në gjysmëfinalen e “Dancing With the Stars” kërcyen një vals vienez.

Të shoqëruar me duartrokitje të zjarrta nga publiku, për tre anëtarë të jurisë, Ilirin, Oltën dhe Lorin ky kërcim u shoqërua me kritika.

Iliri dhe Lori thanë se Enxhi nuk e ndjeu performancën, por u shfaq e ftohtë.

Ilir: Mendoja Enxhin në këtë vals vietnez që nuk ishte ngrohur mirë. Më dhe ndjesinë e një balerine pa bërë ngrohje para se të futet në skenë, e ftohtë.

Lori: Sikur nuk e ndjeu, të njëjtin mendim ndaj edhe unë.

Iliri: Të shfrytëzosh të gjithë mundësitë e tua për të treguar atë që je. Por të mos dalluar unë defekte. Mund të kishe bërë shumë më shumë. Nuk ka asnjë minutë kohë për ta humbur.

Olta: Mu duk sikur ishte ngrohur po vura re që nuk i çoje lëvizjet deri në fund.

Iliri qesh: “Më ngjave si një mjellmë”.

Olta: Për mua nuk është e papritur që e bën valsin dhe e bën shumë mirë sepse je kërcimtare shumë e mirë.

Valbona ndau mendim ndryshe nga anëtarët e tjerë: “M’u duke e ngrohtë, feminile muzikale e bukur. E shijove kërcimin, të gjithë gjërat që kolegët e mi nuk i kanë parë. E shijova shumë valsin, sepse jep atë që kërkon kërcimi. I bie të jem një kundër tre po ky është mendimi im.”

Lori: Enxhi nuk e ka problem të bëjë hapat por nuk e shijove shumë dhe nuk mbajte as posturën e trupit.

Enxhi: Isha në botën time, në qejfin tim, nuk kam asnjë kundërshtim.

Valbona: 10 pikë/ Lori: 8 pikë/ Iliri: 8 pikë/ Olta: 9 pikë, gjithsej 35 pikë.

Enxhi: Nuk ka mbaruar akoma, ndërsa u shpreh se valsi nuk ishte zhaneri i saj.

Nëse ju pëlqen dyshja, Enxhi dhe Silvester kanë kodin Vip13, për t’i votuar.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA