Konflikti me Rusinë, Ukraina planifikon mobilizimin në luftë të ukrainasve jashtë kufijve: Sanksione për këdo që nuk kthehet

21/12/2023 13:46

Kyiv po planifikon të mobilizojë ukrainasit që jetojnë jashtë vendit në luftë.

Lajmi është bërë me dije nga ministri i Mbrojtjes, Rustem Umerov, i cili theksoi se kushdo që nuk respekton thirrjen për të shërbyer do të sanksionohet.

Në një intervistë për gazetarën gjermane Die Ëelt, Umerov tha se ukrainasve të moshës ushtarake do t’u kërkohet të raportojnë në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura. Ai sugjeroi se do të ketë sanksione për këdo që nuk i bindet kërkesës.

“Ne ende po diskutojmë se çfarë do të ndodhë nëse ata nuk vijnë vullnetarisht,” shtoi Umerov, i cili qëndron në krye të dikasterit të mbrojtjes që nga shtatori.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha në një konferencë shtypi në fillim të kësaj jave se ushtria ukrainase dëshiron të mobilizojë 450,000 deri në 500,000 trupa të tjera për të luftuar pushtimin rus.

Megjithatë, presidenti tha se donte të parashtroheshin plane më të detajuara përpara miratimit të kërkesave për rekrutim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA