Një grua shtatzënë u qëllua për vdekje këtë të martë nga një shtetas shqiptar në Itali.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Trevisos, ku 26-vjeçarja Vanessa Ballan u vra në pragun e shtëpisë. Autor dyshohet të jetë ish-partneri i saj, një 40-vjeçar nga Kosova, i identifikuar si Bujar Fandaj. Sipas mediave italiane, ai e rrahu të renë dhe e qëlloi të paktën shtatë herë më thikë. Sulmi ishte i papritur dhe vajza mori plagë të shumta në të gjithë trupin dhe për pasojë nuk mundi të mbijetojë. Trupin e pajetë të viktimës, mbuluar me gjak, e gjeti bashkëshorti i saj.
Ajo që e bën më tragjike vrasjen, që i shtohet listës së dhjetëra grave të vrarë për shkak të femicidit këtë vit në Itali, është se 26-vjeçarja kishte kërkuar disa herë mbrojtje.
Vanesa dhe Bujari kanë pasur një romancë, që mbaroi një vit më parë. Por shtetasi nga Kosova, që punonte si shofer, nuk e kishte pranuar kurrë ndarjen dhe e përndiqte vazhdimisht. aq sa në tetor të vitit të kaluar, e reja e denoncoi për përndjekje. Dyshohet se 41-vjeçari e kishte kërcënuar me publikimin e disa videove intime në internet dhe me vdekje, teksa e takonte në supermarketin ku ajo punonte si arkëtare në Esselunga në Riese Pio X.
Për vrasjen ka nisur hetimi, ndërkohë që Bujarr Fandja vazhdon të jetë në arrati.
Top Channel