Turqia thirrje Rusisë të rikthehet në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi

19/12/2023 22:00

Presidenti i Turqisë ka thënë se nisma e grurit të Detit të Zi duhet të rifillojë me se s’bën dhe ai do t’i kërkojë personalisht Vladimir Putinit të rikthimin e marrëveshjes.

Haberturk dhe medie të tjera turke cituan Rexhep Tajip Erdogan të ketë thënë se së shpejti do të flasë me homologun e tij rus në Moskë për marrëveshjen, e cila më parë lejonte eksportin e sigurt të grurit nga portet e Ukrainës në Detin e Zi. Rusia u tërhoq nga marrëveshja e kohës së luftës në korrik për shqetësimet rreth kufizimeve në importet e saj.

“Së shpejti, ne do të flasim me presidentin rus Vladimir Putin, dhe i thoni atij ‘ne duhet të përdorim korridorin e drithit të Detit të Zi me se s’bën'”- Erdogan u tha gazetarëve.

“Dashtë Zoti, duke marrë një përgjigje pozitive nga ai, ne mund të vazhdojmë rrugën tonë”- përfundoi Erdogan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA