Foto: BBC

Pas javësh aktiviteti intensiv tërmetesh, vullkani në gadishullin Reykjanes të Islandës jugperëndimore ka shpërthyer.

Rreth 4,000 njerëz u evakuuan më parë nga qyteti i peshkimit Grindavik dhe banja gjeotermale Blue Lagoon aty pranë u mbyll.

Shpërthimi e ktheu qiellin në portokalli dhe tymi prej tij mund të shihej nga Reykjavik, i cili është rreth 42 km në veri-lindje të vullkanit, raporton BBC.

Gjatësia e çarjes në vullkan është rreth 3.5 km, me llavë që rrjedh me një shpejtësi prej rreth 100 deri në 200 metra kub në sekondë, sipas Zyrës së Meteorologjisë Islandeze.

Islanda ka qenë në gatishmëri të lartë për një shpërthim të mundshëm vullkani për disa javë dhe banorët vendas u urdhëruan të largoheshin si masë paraprake. Nuk pati raportime për të lënduar.

FOTO GALERI
9/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA