Dhimbjet e dhëmbit “gjunjëzonin” edhe vikingët! Studimi suedez: Përpiqeshin të trajtonin infeksione

19/12/2023 10:40

Edhe luftëtarët legjendar dhe të egër vikingë duket se kanë vuajtur nga dhimbja e dhëmbëve dhe kanë kërkuar zgjidhje për të lehtësuar simptomat e dhimbshme orale.

Kështu pretendon një studim i fundit suedez të botuar në revistën PLoS ONE.

Ekzaminimet klinike me rreze X dhe analizat e mbetjeve njerëzore në Suedi zbuluan shenja konsumimi dhe gërryerje në protezat, gjë që tregon përpjekjet e tyre për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbit. Këto ishin 2,300 dhëmbë nga 171 varre vikingësh, të zbuluar në gërmimet e vitit 2005 në Varnham dhe që datojnë nga shekujt 10-12 pas Krishtit.

“Rreth gjysma e  njerëzve, mbetjet e të cilëve u gërmuan në Varnham, vuanin nga kariesi. Vikingët kryenin mbushje, përdornin kruese dhëmbësh dhe trajtime të tjera dentare, duke përfshirë përpjekjet për të trajtuar infeksionet dentare”, tha Carolina Bertilsson nga Universiteti i Goteborgut, duke vënë në dukje se shumë prej tyre kishin humbur dhëmbët përpara se të vdisnin.

Sipas rezultateve të studimit, më shumë se 60% e mbetjeve njerëzore treguan shenja të kariesit, kryesisht në sipërfaqen e rrënjës. Asnjë prej mbetjeve të fëmijëve nuk kishte probleme përkatëse dentare.

Top Channel