“Nuk do të ketë negociata për lirimin e më shumë pengjeve izraelitë derisa Izraeli të ndalojë sulmet ndaj objektivave në Gaza”, kështu deklaroi zyrtari i Hamasit, Osama Hamdan, duke i dhënë kështu fund polemikave.
Gjatë një konference për shtyp në Bejrut ai nuk eliminoi shanset për diskutime mes palëve në konflikt.
“Ne jemi të hapur ndaj nismave nga Katari dhe Egjipti rreth një shkëmbimi i pengjeve që do të ndalonte luftën në Gaza”.
Sipas raportimeve në duart e militantëve të Hamasit janë 240 pengje, të cilat Izraeli pretendon se ata po i mbajnë si garanci për armëpushimin.
Gjithçka nisi më 7 tetor, kur militantët hynë në territoret izraelite duke vrarë 1200 persona. Fill pas kësaj Izraeli nisi sulmet masive në Gaza, u kanë humbur jetën rreth 19,500 palestinezë. Të plagosur kanë mbetur edhe më se 50 mijë të tjerë, ndërsa dëmet mbeten tejet të rënda.
Top Channel