Diplomati 78-vjeçar shijonte jetën e luksit me të dashurën e re kolumbiane, para se të merrej peng në Ekuador

18/12/2023 16:15

Një britanik biznesmen milioner dhe ‘konsull nderi’ raportohet se është marrë peng nga gangsterët në Ekuador, pasi tregonte sesi shijonte jetën e luksit me të dashurën e tij të re kolumbiane, në fotot e publikuara javët e fundit në rrjet.

Imazhet tregojnë 78 vjeçarin Colin Armstrong, dhe partneren e tij Katherine Paola Santos që shijonin udhëtime luksi, deri para pengmarrjes së tyre të supozuar të shtunën.

Çifti shiheshin në udhëtime në savanat afrikane dhe lundrime me kroçera në Los Angeles.

Në të tjera imazhe çifti shihet duke shëtitur me kalë e gjithashtu duke pozuar para piramidave egjiptiane.

Tashmë frikat po shtohen për biznesmenin pas raportimeve se është rrëmbyer nga 15 njerëz të armatosur të veshur si policë, teksa automjeti i tyre tip BMW u gjet më vonë i braktisur në anë të rrugës.

Policia vendase konfirmoi sot se Armstrong është marrë peng, teksa numri rrëmbimeve dhe krimit të lidhur me drogat është rritur ndjeshëm së fundmi në Ekuador.

Në disa pamje të postuara online shiheshin që rrëmbyesit kishin lënë gjurmë gjaku pas bastisjes në fermën e Armstrong në provincën e largët të Los Rios.

Ende nuk ka raportime për kërkesa shpërblese dhe fati i Armstrong është i panjohur, shkruan rrjeti DailyMail.

Armstrong kishte drejtuar konsullatën britanike në qytetin port ekuadorian Guayaquil dhe kishte marrë nderime nga stabilimenti britanik.

Por zhvillimi papritur i pengmarrjes tregon se ai është marrë peng nga kriminelët në fermën Rancho Rodeo Grande, sipas mediave mëngjesin e të shtunës.

Përveç atyre në Amerikën latine, Armstrong zotëronte gjithashtu prona të gjera në North Yorkshire në veri të Anglisë, ku është shtëpia e tij e lindjes.

Ai është martuar më parë me dy gra ekuadoriane, dhe atje është pronar i grupit të furnizimeve bujqësore Agripac, i krijuar prej vitit 1972.

Hetimet vijojnë. /Daily Mail/

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA