Atalanta triumfon me rezultatin 4-1 me përmbysje ndaj Salernitana-s në takimin e javës së 16-të të Serie A.
Ishin vendasit ata që diktuan ritmin e këtij takimi, megjithatë golin e parë e realizuan miqtë. Në minutën e 10’ Pirola gjeti rrugën drejt rrjetës dhe kaloi Salernitana-n në avantazh dhe bëri që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 0-1.
Fraksioni i dytë bëri që Atalanta të ndryshonte “fytyrë”, duke barazuar në minutë e 47’ me Muriel, ndërsa vetëm pesë minuta më pas Pasalic përmbysi rezultatin.
Pas një gafe të mbrojtjes së Salernitanas, Scalvini merr topin dhe ia dhuron De Ketelaere, me belgun që realizon në minutën e 83’.
Sfida në fund u vulos nga Miranchuk që shënoi golin e parë sezonal, duke gjetur rrugën drejt rrjetës pas një super asisti nga De Ketelaere në minutën e 89’.
4-1 dhe Atalanta numëron fitoren e dytë radhazi, duke u renditur në vend të shtatë me 26 pikë, teksa Salernitana vazhdon të vuajë prej rezultateve negative, duke u renditur në vend të fundit me tetë pikë.
Atalanta-Salernitana (4-1)/ Java e 16-të, Serie A
89′-Goooool! Miranchuk shënoN golin e parë sezonal, duke gjetur rrugën drejt rrjetës pas një super asisti nga De Ketelaere.
83′-Gooool! Pas gafës së Gyomber, Scalvini merr topin dhe ia dhuron De Ketelaere, me belgun që shënon golin e tretë për Atalanta-n.
52′-Gooool! Atalanta-s shënon dy gola brenda pesë minutave, pas Muriel rrugën drejt rrjetës e gjen edhe Pasalic, duke përmbysur Salernitana-n.
47’-Gooool! Pas një goditje këndi nga vendasit, skuadra e Salernitana-s largon topin, Murel shënon me një goditje të fuqishme dhe befason kundërshtarët.
10’-Gooool! Pas krosimit të topit në zonë nga Candreva, që ekzekutoi goditjen e dënimit, Pirola shënon me kokë dhe kalon Salernitana-n në avantazh.
Top Channel