Formula 1/ Antonelli është i pandalshëm, italiani triumfon në Madrid dhe sheh titullin kampion t’i afrohet akoma më shumë
Alexander Zverev fiton turneun e fundit Grand Slam të vitit, US Open. Tenisti gjerman mposhti në finalen e Flushing Meadows në New York, amerikanin Ben Shelton me rezultatin 3-1 pas 3 orë e 36 minutash lojë.
Në setin e parë, Shelton e ndjeu presionin dhe nga kjo përfitoi Zverev që arriti të fitojë këtë fraksion me rezultatin 6-3 pas 40 minutave lojë. Seti i dytë ishte më i ekuilibruari në këtë ndeshje me Shelton që shfaqi më shumë kurajo dhe gjithçka në këtë fraksion u zgjidh me tie breaku ku ishte Zverev ai që mori më të mirën duke e fituar setin 7-6 duke marrë kryesimin në 2-0.
Pavarësisht këtij disavantazhi, Shelton arriti të largojë disi presionin dhe fitoi setin e tretë 7-5 duke shkurtuar diferencën në këtë ndeshje 2-1, por Zverev u kundërpërgjigj shumë shpejt teksa në setin e katërt mori kryesimin në 5-2 për të mbyllur përfundimisht llogaritë e këtij fraksioni 6-2 dhe të krejt ndeshjes 3-1.
Për Alexander Zverev, ky i fituar në turneun njujorkez është titulli i dytë Grand Slam në karrierën e tij, pas atij të Roland Garros të cilin e fitoi po këtë vit kur mundi në finale italianin Cobolli
Top Channel