Psikiatri tregon teknikat më të zakonshme që gënjeshtarët përdorin për të fshehur mashtrimin e tyre

16/12/2023 16:24

Si mund të dini nëse po ju thonë të vërtetën apo thjesht po ju ushqejnë me gënjeshtra “bindëse”?

Disa mund të jenë shumë të talentuar për të kuptuar manipulimin ndërsa të tjerë as e kanë idenë të dallojnë gënjeshtrën nga trillimi.

Por tashmë një ekspert britanik thotë se ka disa mënyra tërësisht të sigurta për të dalluar të pavërtetën.

Daily Mail shkruan se psikiatri nga Londra Dr Sohom Das, 44 vjeç, zbulon këtë dhe të tjera çështje shëndetin mendor dhe psikologjinë e krimit në kanalin e tij në rrjet.

Doktori i sistemit shëndetësor shtetëror diskuton ato që ka mësuar nga rastet e studiuara për sinjalet kryesore të gënjeshtrës.

Në një video, Dr Das sinjalizon se kur dikush duket i parehatuar mund të jetë sepse kërkon të thotë diçka tjetër nga e vërteta: “Në përgjithësi, gënjeshtarët duken më shumë në ankth”.

Prandaj ai insiston që bashkëbiseduesi të insistojë për fakte dhe detaje prej tyre pasi gënjeshtarët gjithmonë janë të pasigurtë për detajet dhe shpesh fokusohen vetëm te thelbi i çështjes që u intereson.

Dr Das thotë se gënjeshtarët në përgjithësi nuk i korrigjojnë detajet dhe i përmbahen me çdo kusht versionit të tyre, pa devijuar.

“Kjo është sepse ata gjithmonë përpiqen të mbi-kompensojnë gënjeshtrën dhe çuditërisht duke korrigjuar detajet at besojnë se mund t’i bëjë të duken fajtorë”.

Ai shton se në të vërtetë korrigjimet e detajeve në narrativën e një folësi janë natyrale dhe dëshmojnë për vërtetësi në atë që po thonë.

Doktori thotë se jo gjithmonë mund të kuptohet nëse një person po gënjen pasi ata më të zotë nuk lejojnë që kjo të pikaset kollaj.

Das përmendte rastin e lojtarëve të pokerit në tavolinë që me elementët e gjuhës trupore bindin kundërshtarin se nuk janë një kërcënim për të – duke përdorur sinjale të ndryshme keqinformacioni, për ta bindur atë të përfshihet sa më shumë në lojë, që rrjedhimisht të humbasë më shumë./DailyMail/

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA