Shiste fishekzjarrë dhe kapsollë në dyqan, nën hetim 55-vjeçari në Rrëshen

15/12/2023 12:39

Një 55-vjeçar është vënë nën hetim në Rrëshen, pasi në u kap duke shitur fishekzjarrë dhe kapsolle

Shtetasi me iniciale L.N. tregtonte ilegalisht lëndët piroteknike në biznesin e tij.

Disa persona janë arrestuar ose janë vënë nën hetim në këtë periudhë festash, pasi tregtonin lëndë piroteknike në mënyrë të jashtëligjshme.

Udhëzimi i ri i miratuar nga qeveria muajin e kaluar, përcakton nivelin e ri të zhurmave dhe ndalimin e përdorimit të fishekzjarreve nga qytetarët në festa private. Kushdo që do të hedhë fishekzjarre, qoftë individ biznes apo institucion shtetëror, do të gjobitet deri në 40 mijë lekë.

Ndërkohë, tregtimi i fishekzjarrëve do të lejohet vetëm për një afat  15 ditor nga data 15 dhjetor deri në 1 janar, ndërsa përdorimi i tyre do të lejohet në periudhën 27 dhjetor deri më 1 janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA