Pak para mesditës kreu i emergjencave civile, Haki Çako, kapërceu pragun e Prokurorisë së Posaçme ku u mor në pyetje për gati 50 minuta.

Në dalje Çako foli për median pa treguar detaje për çështjen për të cilën u mor në pyetje.

Isha për një çështje që nuk lidhet me mua apo me punën time dhe as me institucionin ku unë punoj.

Top Channel mëson se kreu i emergjencacve u pyet në lidhje me një hetim që ka nisur mbi procedurat e rindërtimit ku po hetohet për vepra të ndryshme penale që lidhen me shpërdorimin e detyrës, shkeljes së barazisë në tendera dhe korrupsionit

Pas marrjes në pyetje nga SPAK, Çako tha se u thirr “në cilësinë e detyrës që kam për një procedurë që nuk lidhet as me mua, as me institucionin ku punoj”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA