Freestyle i Eni Shehut dhe Adelina Tahirit është komentuar gjerësisht nga juria e “Dancing With The Stars” në “Natën e Miqve”.

Përveçse ishte një bombë e vërtetë në kërcimin me Enin, Adelina Tahiri tërhoqi vëmendje edhe për Ansamblin i cili nuk u kalua “pa gjë” nga Olta. Ndërsa Eni Shehu zgjodhi të thumbonte Oltën duke insistuar nëse ishte xheloze që ai zgjodhi Adelinën dhe jo atë për performancën në “Natën e Miqve”, artistja po kërkonte me ngulm të kuptonte nëse edhe Adelina kishte kërcyer sikurse ajo në Ansambël.

Në fund Iliri i ftoi ‘gocat e Ansamblit’ për një performancë në skenë. I ndodhur përballë ‘dy bishave’, Eni Shehu i tha Oltës të ngjitej në juri sepse sot zgjedh Adelinën. Ndërkaq, Adelina për balancë ja kthehu “eja të kërcejmë bashkë” Oltës.

Iliri: Prezantimi i Ansamblit Tahiri në skenën e Dancing With The Stars.

Olta: Pse ka qenë edhe Adelina në Ansambël?

Eni: Olta e di që mund të ndihesh pak xheloze sepse sot zgjodha Adelinën në natën e miqve…

Olta: Prit se s’po e kuptoj, Adelina ka kërcyer në Ansambël?

Iliri: Jo, ka Ansambël.

Olta: Po talleni me mua sepse s’po kuptoj gjë?

Bora: Mos u mërzit Olta sepse as unë nuk po kuptoj gjë tani.

Eni: Jo, ti je thjesht xheloze se nuk kërceve me mua sot.

Iliri: Po mirë ju mund të bëni një përballje, Ansambli Gixhari me Ansamblin Tahiri.

Eni: Olta dukeshe shumë bukur aty te juria. Sot unë kërcej me Adelinën.

Ilir: Eni mund të bësh 2-3 hapa me gocat sepse nuk është konkurs bukurie.

Adelina: Eja të kërcejmë bashkë.

Bora: Ilir të komentojmë pak performancën, si t’u duk kërcimi?

Iliri: Eni u zhyt pak te kërcimi i Ansamblit Tahiri, por ja doli më pas. Normalisht një bombë si Adelina…

Eni: Jam unë në garë Ilir, duhet të më vlerësosh mua jo Adelinën.

Iliri: Jo jo, unë e thash që në fillim. Sot unë vlerësoj çiftin, kështu që do të thotë se vlerësoj si ty edhe Adelinën.

Bona: Eni ishte një partner is shkëlqyer sot. Ishe në rregull me vetëpërmbajten sepse kishe një eksploziv me vete sot.

Lori: Eni ja doli më së miri sepse është e vërtetë që Adelina është një bombë, por sado bombë të jetë do partner që ta mbajë.

Por si e vlerësoi juria performancën e Eni Shehut së bashku me mikeshën e tij Adelina Tahiri sot?

Valbona Selimllari 9 pikë, Lori Bala 9 pikë, Ilir Shaqiri 8 pikë dhe Olta Gixhari 9 pikë. 35 pikë për Eni Shehun, i cili kërkoi ndihmën e fansave nga Kosova e Maqedonia e Veriut të votojnë për të fituar votat e publikut për këtë performancë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA