Në sezonin e dhuratave, lodrat që nxisin imagjinatën janë më të rëndësishme për të vegjëlit

14/12/2023 17:15

Në kohën e dhuratave të Krishtlindjeve e Vitit të Ri mediat këshillojnë prindërit që të mbajnë mend t’i dhurojnë fëmijëve të tyre lodra që u nxisin kreativitetin dhe përdorimin e duarve, çka gjithashtu i mban të zënë në orët e festave.

Me shkurtimin e ditëve dhe zgjatjen e natës mund të bëhet e vështirë të gjesh gjëra për të bërë me të vegjëlit, pasi lënia e celularit në dorë të tyre nuk është zgjidhja e duhur.

E përditshmja britanike Metro.co.uk shkruan se shumë prindër tundohen t’i lënë fëmijët e tyre me sytë e ngulur pas një ekrani, çka është provuar që i gjymton ata, por nëse përpiqen pak mund të gjenë lodra që vënë në lëvizje aftësitë e tyre krijuese e ndërtuese.

Lodrat me kështjella letre ose me gatime të rreme, janë një opsion i këshilluar për nxitjen e imagjinatës te fëmijët, siç rekomandohet kompleti lodër i gatimit ‘Busy Chef’s Restaurant.

Mediat thonë se lojra të tilla i mbajnë fëmijët të zënë për orë të tëra duke i vënë në përdorim duart e mendjen e tyre, dhe jo me ekrane, teknologji apo bateri nëpër duar.

Lojra të tjera të rekomanduara janë  ‘Play-Doh’ në të cilën fëmijët duhet të menaxhojnë restorantin e tyre në miniature, duke krijuar gatime të rreme, ose duke luajtur role që prej kamarierit deri te shefi kuzhinës.

Ata rekomandohen gjithashtu të luajnë me lodra në formë frutash e perimesh, teksa ekspertët thonë se kjo i miqëson me ushqimet dhe e bën më të thjeshtë që ata t’i pranojnë në pjatë.

Të rriturit çuditërisht e kanë të vështirë të përdorin shumë imagjinatën e tyre në shoqërinë e sotme dhe për këtë duhet të kujtojnë kohën para se të shkonin në shkollë.

Por studimet kanë bërë lidhjen mes lodrave kreative dhe aftësive më të mira shoqërore, të zgjidhjes së problemeve, të ushqimit të kuriozitetit dhe inteligjencës.

Lodrat e ‘pretendimit’ të realitetit, si me miniatura shtëpish, fermash apo fabrikash, kanë treguar se përmirësojnë performancën akademike të fëmijëve që në moshë të vogël.

Siç ka thënë Albert Einstein: ‘Logjika mund t’ju çojë nga A-ja deri te Zh-ja, kurse imagjinata mund t’ju çojë kudo”./Mëetro.co.uk/

FOTO GALERI
3/5
Ata rekomandohen gjithashtu të luajnë me lodra në formë frutash e perimesh, teksa ekspertët thonë se kjo i miqëson me ushqimet dhe e bën më të thjeshtë që ata t’i pranojnë në pjatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA