Bilanci i viktimave do të ishte shumë herë më i rëndë, një punonjës ndërhyri për të neutralizuar autorin/ Policia: Mbeti i plagosur vetë, hero
Autoritetet izraelite thonë se rreth 7,000 luftëtarë të Hamasit janë vrarë deri më tani, nga rreth 20,000 që grupi kishte para luftës.
Në disa zona në Gaza, Hamasi dhe aleatët e tij po luftojnë kundër IDF. Dhe udhëheqësit kryesorë të Hamasit nuk janë kapur apo vrarë ende, përfshirë kreun e grupit në Gaza, Yahya Sinwar. Izraeli beson se ata fshihen në Khan Younis, i cili ka qenë fokusi i ushtrisë izraelite në jug.
Edhe nëse infrastruktura e Hamasit shkatërrohet, ideologjia e tij ka të ngjarë të rezistojë. Korrespondenti i BBC për Lindjen e Mesme në Jeruzalem, Hugo Bachega thotë se ka disa shenja se popullariteti i Hamasit po rritet në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Mes kaq shumë humbje jetësh dhe vuajtjesh, kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani dha një paralajmërim fundjavën e kaluar: lufta rrezikonte të radikalizonte një brez të tërë në të gjithë Lindjen e Mesme.
Top Channel