Qeveria ka miratuar një paketë që përfshin bonuse për disa kategori, pas shpërndarjes së bonusit të fundvitit për pensionistët.
Në këtë paketë përfshihen 64 mijë përfitues të ndihmës ekonomike, 73 mijë përfitues të pagesave mbështetëse të aftësisë së kufizuar, 36 mijë familje me fëmijë në ndihmë ekonomike, 68 mijë invalidë të punës dhe 44 mijë përfitues të pensioneve familjare.
Ministri i Financave, Ervin Mete, u shpreh se parashikohet një shpërblim për 1144 punonjës të administratës shtetërore, përfaqësues në takimet bilaterale të zhvilluara në kuadër të procesit të negociatave për anëtarësim në BE, edhe për shkak të vlerësimeve të larta nga Komisioni Evropian.
Mbështetje ka edhe për punonjësit e policisë për kompensimin e tyre ushqimor, në një vlerë totale prej rreth 800 milionë lekë.
Ka një mbështetje për të gjitha bashkitë, si një shtesë granti të pakushtëzuar për të adresuar detyrimet e prapambetura, tha Mete gjatë një konference për shtyp.
Me këtë akt normativ, shpërndahen në total rreth 20 miliardë lekë.
Top Channel