Momente nga prapaskenat e xhirimeve të këngës së fundvitit të Top Medias zbulojnë detaje nga koncepti i realizimit të klipit.

Tashmë është traditë e Top Media që në çdo fundvit të përzgjedhë një këngë shqip dhe të dërgojë urimet e saj në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve.

E kthyer në himn, “Mora fjalë”, udhëtoi bashkë me kamerën e Top Channel në qytete si Prizreni, Prekazi, Prishtina, Shkupi, Durrësi, Berati, Shkodra, Lezha, Ulqini, Fieri, Vlora, Kukësi, Bulqiza, Elbasani, Korça, Gjirokastra dhe Tirana, të cilat do të jenë pjesë e këngës.

As temperaturat e ulëta, dëbora dhe shiu nuk e kanë ndërprerë punën e palodhur prej ditësh të stafit realizues të klipit të këngës së fundvitit.

Veshjet kuq e zi,  kostumet tradicionale të disa prej zonave nga veriu në jug dhe kudo ku ka shqiptarë janë disa detaje që zbulohen nga parapaskenat e realizimit të këngës së Top Media-s.

Ndryshe nga vitet e shkuara, mbarëshqiptaria do të jenë pjesë e videos, e cila do të  publikohet më 24 dhjetor në orën 20:00. 

Stafi Realizues:

Ledja Liku – Producente Ekzekutive

Redi Treni- Regjisor

Alban Male- Drejtues muzikor

Rezart Gurashi – Dr. i Fotografisë

Elis Kruja – Kameraman

Shkurte Fejza – Këngëtare

Montazhi & Grafikat – Ilir ….VGA studio

Lahutë: Pjetër Matusha

Kompozitor i Këngës: Naim Gjoshi

Montazhi dhe Grafikat: Ilir Omeri.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel