“Një kolonë zanore për një film porno?” Komenti i Alban Skënderajt në tapetin e kuq të “5 herë jo”

12/12/2023 21:17

Sot është premiera e madhe e “5 herë jo”.

Ky film aq i shumëpritur nga publiku dhe aq i komentuar përgjatë muajve të fundit, do të shfaqet sot për herë të parë në Cineplexx TEG.

Në këto momente po zhvillohet tapeti i kuq në TEG dhe vetëm pak më parë ka arritur në tapetin e kuq Alban Skënderaj, i cili ka realizuar edhe kolonën zanore të filmit. Në një intervistë për “Ndryshe” Albani është shprehur:  Është hera e parë për mua dhe ideja lindi në mënyrë spontane pa plan, me Donaldin kemi miqësi dhe ai e vlerëson muzikën time dhe po rrinim për qejf, ai u dashurua me një demo që kishte ngelur në sirtar po Donaldi pati vizionin e duhur për të parë që kënga do kishte dhe ka dal shumë mirë

Salsano: Janë bërë shumë këngëtarë që po bëjnë filma Luizi, Noizy, Donaldi, Ermal Mamaqi, je i pesti që duhet të bësh një film.

Albani: Problemi është që po pëlqehen komendi romancë dhe unë me tipin tim na duhet një dramë.

Salsano:A do bëje një kolonë zanore për një film porno?

Albani: Janë nota që nuk i njoh mirë, ca të them unë.

Top Channel