Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka dalë nga ambientet e SPAK pas rreth 8 orësh pyetjesh për shkeljet në koncesionin e sterilizimit.

Ai tha se ishte një seancë pyetjesh me OPGJ, ndërsa theksoi se kërkoi kryerjen e hetimeve të tjera në lidhje me çështjen.

“Unë jam një person nën hetim, jam në dispozicion, seancë pyetjesh me OPGJ kryesisht me gjëra që janë pyetur në korrik 2022, veç përgjigjve kërkuam të kryhen hetime të tjera sipas gjykimit tim, ka akte të vëna pjesërisht, unë nuk jam thirrur asnjëherë nga audituesit”, tha Beqaj.

Mbi ish-ministrin, GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, vendim i zbatuar nga ky i fundit.

Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish-ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”. Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish-zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, fitues i koncesionit të sterilizimit.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel