Këngëtarja e famshme Cardi B lajmëroi fasat në një video live në rrjetin social Instagram se ajo dhe Offset nuk janë më bashkë.

“Unë jam beqare prej një minute tani, thjesht nuk di si t’ia tregoj botës”, tha ajo.

“Por ndihem sikur dita e sotme ka qenë një shenjë. Herën e fundit që hyra në Live, doja t’ju tregoja, por nuk dija si t’ju thoja, kështu që ndryshova mendje. Por ka qenë kështu për një minutë tani. Unë e mora vetëm. Dua ta nis vitin 2024, si e  freskët, e hapur. Unë nuk e di. Jam kurioze për një jetë të re, për një fillim të ri. Dhe po, jam e emocionuar”, tha Cardi.

Ndarja vjen mes akuzave të ngritura kundër Offset nga reperi amerikan, Blueface, se ai kishte një lidhje me mamanë e tij, Chrisean Rock. Cardi B kërkoi divorcin nga Offset në vitin 2019, të cilin e anuloi po atë kohë.

Cardi B dhe Offset u martuan në vitin 2017 dhe kanë dy fëmijë së bashku, vajzën Kulture Kiari Cephus, 5 vjeç dhe djalin Wave Set Cephus, 2. Ata u ndanë për pak kohë në vvitin 2018 dhe 2020 pas thashethemeve për tradhti, por në të dyja rastet u pajtuan muaj më vonë.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel