Avokati Plarent Ndreca, pjesë e panelit të emisionit “Top Story” në Top Channel tha se kryeministri Edi Rama nuk i kontrollon organet e drejtësisë në vend.
Ai është kundërshtuar nga analisti Artur Zheji lidhur edhe me deklaratat e fundit të kreut të qeverisë, i cili është shprehur se reformën në drejtësi nuk e solli Amerika, por Partia Socialiste.
Ndreca: Kulturën e pandëshkueshmërisë besoj që ne nuk po themi që e kemi kapërcyer, por jemi në një fazë që është dhënë mesazhi i duhur ku gjithkush mund të preket, por nuk mjafton them unë, kjo është faza e parë, tani vjen një fazë më e rëndësishme, standardet e larta. Sa më shumë politika tenton të ndërhyjë me instrumenta institucionalë tek drejtësia, rrezikon pavarësinë e saj. Mesazhet politike është detyrë e politikës t’i bëjë, ça janë mesazhe poltike, janë shqetësime.
Ndreca: Më lër të mbaroj, e konkretizova me mesazhin që dha Rama, që ishte standartet në drejtësi, nuk është duke influencuar ( politika), është njësoj sikur një palë e procesi gjyqësor të flasë edhe të ndikojë në drejtësi, jo, palët flasin, vendimin e merr gjykata, nuk duhet ta influencojë, flet për opinionin publik, për deputetët, për të gjitha. Rama thotë edhe për qeverisjen e tij që nuk është perfekte, jo më për një pushtet tjetër, fajtri që ti ngre shetësime mbi funksionin e kujtdo pushteti, nuk do të thotë që nuk e respekton vendimmarrjen e atij pushteti. Ky është dallimi i respektimit të drejtësisë me ushtrimin e funksionit tënd politik. Ti do të ngresh shqetësim kur del nga binarët, në çdo rast duhet të përdorësh instrumente kushtetuese. Diskutim absurd, çdo vendim gjykate diskutohet, nuk diskutohet zbatueshmëria e tij, gjithsekush është i detyruar të zbatojë vendimin e gjykatës, por në katedra, në vende profesionale, në opinion publik diskutohet.
Top Channel