Shoqërohet politikani serb në Kosovë, u kap me makinë të paregjistruar

07/12/2023 16:55

Një politikan serb është shoqëruar këtë të enjte në Kosovë, pasi udhëtonte me një makinë të paregjistruar.

Sipas Veton Elshanit, zëvendësdrejtorit të Policisë së Kosovës në veri, Aleksandër Arsenijeviç, i cili është kryetar i Iniciativës Qytetare “Mbijetesa Serbe”, është shoqëruar në stacionin policor pasi nuk ka zbatuar urdhrat e zyrtarëve policorë dhe kishte veturën pa regjistrim.

“E kemi shoqëruar deri në stacion, ku i janë dhënë dy tiketa – njëra për moszbatim të urdhrave të policit e tjetra për mungesë regjistrimi të automjetit. I janë konfiskuar targat dhe i njëjti është liruar”, njofton Elshani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA