Deputeti i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi, deklaroi në “Top Story” se problemet e brendshme PD-ja i ka sjellë në Kuvend.
Kjo deklaratë i referohet trazirave që opozita ka bërë gjatë seancave të fundit parlamentare, ku deputetët kanë hedhur karriget në foltore, kanë ndezur flakadanë dhe ndezur flakë brenda në Kuvend.
Ai zbuloi se aktualisht është ngritur një grup për të rishikuar ligjet e Komisioneve Hetimore.
“Beteja e brendshme e PD-së përfshirë situatën e non gratas së Berishës njësoj çështjen që po gjykohet është sjellë në Kuvend. Nuk i ka munguar dëshira e maxhorancës për të bashkëpunuar. Këtu neve nuk e gjejmë akordin mes nesh.
Ndodhemi në një moment kur kemi një vendim të seancës plenare ku ka akorduar një grup për të rishikuar ligjet e Komisioneve Hetimore. Në kemi depozituar një draft që pala tjetër të ndërtojë një ligj”, u shpreh Pëllumbi.
Top Channel