Manchester United mundi 2-1 Chelsean në “Old Trafford”, në një sfidë të hapur dhe të mbushur plot raste.
Skocezi Scott McTominay ishte heroi i vendasve me dy golat e tij. Ndërkohë që Cole Palmer barazoi përkohësisht rezultatin në fundin e pjesës së parë. Sfida u mbyll me shtyllën e Armando Brojës, i cili nuk pati fat në goditjen me kokë në minutat shtesë.
Bie Manchester City në “Villa Park”. Kampionët e Anglisë u thyen 1-0 nga Aston Villa, që siguroi tri pikë fantastike falë golit të Leon Bailey në minutën e 74’. Skuadra e Unai Emery po kalon një formë të shkëlqyer, teksa sot regjistroi fitoren e 14-të radhazi në shtëpi.
Golat e Virgil Van Dijk, i pari për të për këtë sezon, dhe Dominik Szoboszlai i dhuruan Liverpoolit fitoren 0-2 në fushën e Sheffield United. Sukses ky që ngjit skuadrën e Jurgen Klopp në vendin e dytë me 34 pikë. Dy më pak se Arsenali kryesues.
Top Channel