Inisde Story/ Debati i ashpër në PD, kur njerëzit e Berishës akuzonin Azem Hajdarin si bashkëpunëtor të sigurimit

06/12/2023 22:07

Kjo është beteja më e ashpër për pushtet që është zhvilluar gjatë tranzicionit, ndërkohë që Shqipëria e ndodhur në një gjendje të mjerueshme ekonomike, i kishte sytë tek Partia Demokratike, prej nga priste rrugën e zhvillimit dhe demokracisë.

Drejtuesi i lëvizjes studentore Azem Hajdari, u akuzua si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit, dhe jo vetëm ai. Salla e konferencës që mbështeste në shumicë Berishën, refuzoi ta dëgjonte Hajdarin dhe të tjerët, mocionistët.

Madje, ata që e akuzonin Hajdarin si bashkëpunëtor të sigurimit, do të ishin të njëjtët që vite më vonë shfaqeshin në memorialin e tij duke e konsideruar hero të demokracisë.

“Ju keni në dorë heqjen e mandatit, por heqjen e fjalës nuk e keni ju në dorë. Ju lutem shumë më lini të flas. Ju lutem shumë dëgjoni! Se po thuhet, se e ka marrë sigurimi Partinë Demokratike dhe unë nuk e di kujt do t’ia merrni Partinë Demokratike”.

Nga salla: Do ta marrim ty!

Azem Hajdari: Po na i thoni, të sigurimit kush janë?

Zë nga salla: Ti je i sigurimit!

Azem Hajdari: Do të vërtetohet kjo. Asnjëri në këtë sallë nuk mund të thotë, se Azem Hajdari ka spiunu’ këtë, apo atë njeri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA