Drita, fishekzjarre dhe muzikë! Atmosfera e festave në Fier dhe Vlorë sapo ka nisur

06/12/2023 18:41

6 dhjetor 2023, tashmë është bërë traditë që kjo datë shënon ndezjen e dritave në pemën e Krishtlindjeve.

Me qindra qytetarë të Fierit dhe veçanërisht fëmijë, kanë ndjekur së bashku me prindërit, nga sheshi qendror i qytetit, ndezjen e dritave të pemës që simbolizon ardhjen e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në një atmosferë festë, të shoqëruar me tingujt e muzikës në prezencë të dhjetëra fëmijëve të veshur me ngjyrat e festës, kryebashkiaku Armando Subashi ka ndezur dritat e pemës.

Dekori i festave të fundvitit ndjehet kudo në qytetin e Fierit, jo vetëm në sheshin qendror por në çdo rrugë.

Edhe bashkia e Vlorës ka ndezur dritat e pemës së festave të fundvitit. Në qendrën historike të qytetit të Vlorës, dritat janë ndezur në praninë e qindra qytetarëve vlonjatë por edhe të fëmijëve. Me numërimin mbrapsht dhe me fishekzjarre është përcjellë urimi për festa të gëzuara edhe nga kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha.

Atmosfera festive ka nisur edhe në qytetin e Lushnjës, ku janë ndezur dritat e pemës, por edhe në qytetet e tjera të vendit, me sheshet që janë shndërruar në qendra argëtimi.

Top Channel

Top News – Si shpenzohet teprica e DIVA-s. Tatimet sqarojnë tre mënyrat e përdorimit të parave
Top Channel/ Tentuan të merrnin peng një 17-vjecar dhe e goditën me thikë, në pranga 2 persona në…
Një i ri është vënë në pranga në Shkodër pasi iu kapën në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike. Njoftimi: Posedonte në banesë, armë zjarri, armë sportive, armë të ftohtë dhe shiste lëndë narkotike, arrestohet 23-vjeçari. Ai u kap në flagrancë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Cannabisi, gati për shitje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë pneumatike, 1 armë e ftohtë (thikë) dhe sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis, të ndara në doza. Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shiste lëndë narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ura”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi: -A. M., 23 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, gjatë natës, te ura e Mesit, me doza Kokaine dhe Kanabisi, gati për shitje.
Top News- Fshihte armë zjarri në banesë/ Arrestohet 59-vjeçari në Shijak, i sekuestrohet dhe kokainë
Top News – Përplasje me policinë. 15-vjeçari aksidenton qëllimisht efektivët në Vlorë
Top Channel/ Nuk iu bind urdhrit të efektivëve, i mituri ‘kthen përmbys’ makinën e policisë