Të veshura në të zeza, me pankarta në duar dhe në heshtje, dhjetëra vajza dhe gra shkodrane, marshuan këtë të martë në qendër të qytetit të Shkodrës, duke shprehur solidarizimin e tyre për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kosovë, ku një grua dyshohet se është vrarë nga burri i saj.
Teksa mbanin në duar një parullë ku shkruhej “NeLiriDona” shkodranët kërkuan barazi.
“Gruaja duhet të vlerësohet, ashtu si në traditën tonë ka pasur vendin përkrah burrit, si bashkëpunëtore për të krijuar një familje të lumtur dhe të bekuar”, u shpreh një nga protestueset.
“Duhet të luftojmë për të drejtat tona”, tha një tjetër.
“Duhet të japim sa më shumë mesazhe për njëra-tjetrën”, theksoi një zonjë në protestë.
Më pas gratë dhe vajzat e qytetit, mbajtën një minute heshtje dhe ndezën qirinj në kujtim të Liridonës.
Top Channel