Liridona Ademaj, e vrarë tre ditë më parë në Sinidoll të Prishtinës, do të rivarroset nesër në Rracaj të Gjakovës në orën 14:00.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e Liridona Ademajt përmes një postimi në Facebook.

“Familja Ademaj njofton miq, shokë e dashamirë se rivarrimi i vajzës sonë Liridona Ademaj, e vrarë më datën 29.11.2023, bëhet nesër më datë 4 dhjetor 2023, në varrezat e fshatit Rracaj, në ora 14:00”, thuhet në njoftim.

Njoftimi vjen pas kërkesës së familjarëve të Liridonës drejtuar sot prokurorisë që të lejojë rivarrosjen e vajzës së tyre në Rracaj.

Në njoftim nuk bëhet e ditur nëse familja ka marrë përgjigjen nga prokuroria mbi kërkesën e tyre.

Familjarët e së ndjerës në letrën dërguar Prokurorisë Themelore në Prishtinë kanë kërkuar që gjatë procedurës së zhvarrosjes dhe rivarrosjes, përmes policisë t’iu sigurohet privatësi e plotë.

Liridona Ademaj u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën sot në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA