Vrasja në Prishtinë/ Viktima, gruaja e ish-këshilltarit të Behgjet Pacollit! Dyshohet se u ekzekutua nga grabitësit

30/11/2023 07:29

Gruaja që u vra mbrëmjen e kaluar në Prishtinë, është bashkëshortja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Çifti Murseli, bashkë me dy fëmijët, ndodheshin në makinë kur dyshohet se u përballën me disa grabitës, sipas mediave kosovare. Pasi grabitësit i morën sendet me vlerë, kanë qëlluar me thikë, duke plagosur rëndë 33-vjeçaren. Ajo u dërgua në spital, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra.

Personat e dyshuar kanë lëvizur me një makinë tip “BMW” me targa të huaja.

33-vjeçarja u gjet nga policia brenda makinës, rreth orës 20:20 në në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’, në kryeqytetin e Kosovës. Megjithatë, identiteti i viktimës nuk është konfirmuar ende nga policia, ndërkohë që pritet hetim nga Prokuroria.

Për ngjarjen e rëndë, ka reaguar Behgjet Bacolli. “Lajm i tmerrshëm për tragjedinë në familjen e Naim Murselit. Dhimbjen e ndaj me dy familjet e të ndjerës Liridona“, shkruan ish-presidenti në rrjetin social “Facebook”.

Top Channel