51-vjeçari humbi jetën duke punuar në HEC, arrestohet drejtuesi i kamionçinës në Gramsh

02/12/2023 09:27
Foto Ilustruese

Policia në Gramsh ka arrestuar një drejtues kamioçine të një firme, i cili kreu manovra të gabuara dhe si pasojë u dëmtua 51-vjeçari që gjeti vdekjen dje në fshatin Lenie.

Ngjarja ndodhi dje në fshatin Lënie, ku humbi jetën F. V., 51 vjeç, pasi u dëmtua nga automjeti i firmës ku punonte për ndërtimin e një HEC-i.

Në pranga ra K. H., 53 vjeç, banues në fshatin Mollas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti kamionçinë që dëmtoi shtetasin F. V.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA