“Daily Mail” ironizon kryeministrin Sunak: Në samitin e klimës u prezantua si lider, por u spostua pas Ramës

01/12/2023 17:04

Rishi Sunak këmbënguli se Britania mbetet ‘lider’ në çështjen e ndryshimin e klimës, por fotoja familjare e samitit të Cop28 tregon të kundërtën.

Kryeministri britanik hodhi poshtë pretendimet se pozita e Mbretërisë së Bashkuar është zvogëluar, pasi tha se vendi nuk mund të shkojë larg në “strategjinë zero”. Por, Sunak ‘mbeti me gisht në gojë’ kur mbeti pas liderëve të tjerë në foton familjare që u bë sot, ironizon Daily Mail. Ai qëndron pas kryeministrit shqiptar, Edi Rama, shkruan prestigjiozja britanike.

Kreu i shtetit, Mbreti Charles, qëndron në rreshtin e parë, pranë presidentit francez Emmanuel Macron, ndërsa në mes është komisionerja e BE-së Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Në samit, raporton më tej Daily Mail, Sunak iu përgjigj pyetjeve lidhur me akuzat se nuk është serioz në çështjen e klimës.

“Ne kemi një histori të në dekarbonizimin, e realizuar më shpejt se çdo ekonomi tjetër e madhe. Ne duhet të jemi vërtet krenarë për këtë. Po udhëheqim botën në industri të reja si era në det të hapur. Po mbrojmë natyrën, kështu që kemi një histori të mrekullueshme për të treguar”, u shpreh Sunak.

Sipas tij, shtetet e tjera janë mirënjohëse për mbështetjen që po marrin nga Mbretëria e Bashkuar në këtë problematikë të përbashkët.

Më herët, Lord Goldsmith dha dorëheqjen si ministër i Mjedisit, duke akuzuar Sunakun se ishte i painteresuar për çështjet e gjelbra.

Ndërkohë, Downing Street ka paralajmëruar  Kinën se duhet të shtojë përpjekjet e saj për të trajtuar ndryshimet klimatike. Zëdhënësi i Kryeministrit tha se vendet e tjera duhet të bëjnë çmos për të trajtuar ngrohjen globale dhe veçoi Kinën si “jetike të rëndësishme”.

Ai tha se duhet të ndërmerren veprime të rëndësishme për të arritur qëllimin e kufizimit të rritjes së temperaturës globale në 1,5 gradë Celsius.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA