Ish-kryeministrja Marin poston fotot nga pushimet ‘pambarim’, pas largimit nga posti dhe divorci

30/11/2023 15:20

Sanna Marin po celebron kohën e saj të lirë pasi duket se ka pasur nevojë pas impenjimeve që e rrethuan, kur e gjeti veten si kryeministre e Finlandës tre vjet më parë.

38 vjeçarja duket se ka lënë pas debatet parlamentare e diplomatike në favor të festave dhe shoqërimit me emra të njohur të botës së zbavitjes, teksa shpërndan në rrjet foto nga udhëtimet e saj të fundit.

Pamjet tregojnë politikanen që shijon plazhin e detin, ose duke u relaksuar në ballkonet e hoteleve duke pirë kafe.

Një seri pamjesh të shpërndara në Instagram tregon gjithashtu  ’38’ tullumbaca, që tregojnë per ditëlindjen e saj të fundit.

Sanna shihet gjithashtu duke vizituar katedralen Notre Dame me kryeministrin finalandez Ilmari Nurminen, nga partia e saj Social Demokrate, për të cilin ka zhurma për lidhje të afërta, apo me dentistin e saj Aapo Hettula.

Në të tjera foto ajo shihet duke shijuar verë në një bar, duke pozuar me ish-kreun e stafit të saj Tuulia Pitkänen.

Sanna, e njohur ndryshe si “kryeministrja e festave” ka shijuar pushimet pasi humbi në zgjedhjet e përgjithshme finlandeze dhe pas divorcit nga bashkëshorti.

Në verë ajo shihej në një festival muzike në Helsinki në taka të larta e minifund, me një kostum të zi e syze dielli.

Kohët e fundit ajo ishte në Los Angeles ku tregonte se është takuar me Sharon Stone dhe emra të tjerë të njohur në Beverley Hills.

Ajo raportohet se është punësuar tashmë me institutin e analistëve të Tony Blair.

Më herët ajo shpërndante foto nga një event në SHBA ku mes të tjerëve shiheshin Kim Kardashian, Kris Jenner, Pamela Anderson, David Beckham, e Eva Longoria.

FOTO GALERI
3/9
Ish-kryeministrja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA