Robert De Niro ndalon fjalimin në ceremoni, akuzon se Apple ‘i ka censuruar’ dedikimin

28/11/2023 18:42

Aktori amerikan Robert De Niro mbeti i habitur dje teksa lexonte fjalën e rastit në ceremoninë e çmimeve kinematografike te pavarura Gotham, teksa pretendonte se dikush i kishte ndryshuar fjalimin pa i treguar.

Mbrëmë (e hënë, 28 nënor) aktori doli në skenën e çmimeve  të filmit 2023 Gotham Independent Film në New York, për të prezantuar filmin e Martin Scorsese, por shpejt ndaloi fjalën e tij kur kuptoi se “kishte një gabim”.

De Niro nisi fjalën duke thënë: “Të shikosh lajmet në ditët tona të bën të mendosh, të paktën nga ana politike, se po jetojmë në një shoqëri post-të vërtetës, të gënjeshtrës”.

“Por producentët të paktën tentojnë të pasqyrojnë të vërtetën. Ata tregojnë histori për njerëz të vërtetë për njerëz të cilët ne mund t’i kuptojmë ; Ne nuk kemi ndonjë axhendë tjetër përveçse të zbavisim, t’ju përfshijmë e t’ju mësojmë. Me filmat e tij Marty Scorsese ka ndriçuar shumë leksione historie, duke trajtuar subjektet me respekt dhe ndershmëri”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Variety (@variety)


Këtu De Niro kuptoi shpejt se “kishte një gabim”  dhe nisi të kontrollonte komentet duke kërkuar që operatorët e prompterit të kthenin prapa fjalët e tij.

Kur kamerat u kthyen sërish nga ai, De Niro deklaroi: “Dua të them diçka, fillimi i fjalimit tim është ndryshuar, unë nuk di asgjë për këtë. Desha vetëm ta lexoja”.

De Niro tha më tej: “Sot historia nuk është më histori, e vërteta nuk është më e vërtetë. Faktet po zëvendësohen nga gjëra alternative apo teori konspiracioni. Në Florida nxënësve po u mësohet se skllevërve u mësoheshin aftësi personale me të cilat mund të përfitonin jetesën”, th ai duke iu referuar mësimeve te historisë ne shkolla dhe politikave te tjera te kontestuara libeale.

“Edhe industria e filmit është e përfshirë nga kjo sëmundje. Vetë John Wayne mbahet mend që ka thënë se ‘nuk besoj se kemi gabuar që ua morëm këtë vend indianëve amerikanë. Kishte shumë njerëz që kishin nevojë për tokë të re ndërsa ata, indianët, donin ta mbanin për vete të gjithën”.

Më tej aktori vazhdoi duke iu referuar ish presidentit Donald Trump dhe statistikës së mediave sesi ai ka gënjyer më shumë se 30,000 herë gjatë kohës që ishte në detyrë.

De Niro vijonte: “Por me gënjeshtrat e tij Trump nuk mund ta fshihte shpirtin, ai sulmonte të dobëtin, shkatërronte dhuratat e natyrës dhe të tjera si këto”.

“Ndërsa producentët përpiqen për të drejtën, prandaj unë po vij këtu dhe ju them që më kishin ndryshuar tekstin”.

“Do t’ia them të gjitha këto grupit Apple dhe t’i falënderoj … çmimet Gotham blah blah blah, Apple – jo nuk do t’i falënderoj, i them ‘Si guxuat ta bëni?”, shtoi De Nirro duke akuzuar për censurim të fjalës së tij ne ceremoni.

FOTO GALERI
1/2
De Niro nisi fjalën duke thënë: "Të shikosh lajmet në ditët tona të bën të mendosh, të paktën nga ana politike, se po jetojmë në një shoqëri post-të vërtetës, të gënjeshtrës”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA