Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger ka apeluar tek politika që të veprojë pa vonesa kundër mungesës së fuqisë së kualifikuar punëtore. Kjo mungesë po rrezikon mirëqenien, paralajmëroi Dulger.
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger llogarit që Gjermania do të humbasë mirëqenie, si pasojë e mungesës së fuqisë punëtore. Ai është i mendimit, se “nuk ka për të qenë plotësisht e korrigjueshme mungesa e fuqisë punëtore”. Kështu u shpreh Dulger për gazetën “Bild am Sonntag”. Kjo do të bëjë që ne në këtë vend do të humbasim mirëqenie, sipas Dulger, i cili kërkoi nga politika të marrë masat për të zbutur këtë problematikë. “Gjermania duhet të bëhet sërish atraktive për fuqi të kualifikuar nga jashtë”, thekson Dulger.
“E çfarë u ofrojmë ne atyre? Një nga gjuhët më të komplikuara të Europës, një treg banimi katastrofal, një burokraci të ngadalshme dhe tani edhe më pak vende në kopshte me orare jo aq fleksibël të hapjes. Ne kemi nevojë për një kulturë mirëseardheje si në vendet e tjera të mëdha të imigrimit.”
Paga minimale më e lartë? Politika të ulë tatimet
Dulger mohoi akuzën, se punëdhënësit kishin penguar rritjen e duhur të pagës minimale. “Ka një komision të pagës minimale. Ky komision, në të cilin janë përfaqësues të punëmarrësve dhe punëdhënësve e ka vendosur me shumicë rritjen dhe qeveria e zbatoi atë”, u shpreh presidenti i Shoqatës së Punëdhënësve Gjermanë, BDA. Ai nuk pranoi kërkesat që të ketë një rritje tjetër të pagës minimale në raundin tjetër. Sipas Dulger, nëse politika do që ata që kanë rroga të ulta, të kenë më shumë në konto, atëherë mund të ulë tatimet dhe kontributet.
Sipas tij, politika e koalicionit duhet të t’u thotë lamtumirë edhe objektivave të saj të politikës për klimën. “Nëse qeveria e koalicionit i mbetet të gjitha atyre planeve që ka në politikën e klimës, atëherë Gjermania nuk reziston dot më në shkallë ndërkombëtare. Sipërmarrjet do të hiqnin dorë, sepse prej tyre kërkohen investime që ato nuk i bëjnë dot. Mbrojtja e klimës nuk mund të shkatërrojë ekonominë. Dulger kërkoi nga qeveria të heqë shumë burokracira që të rigjallërohet ekonomia./DW
Top Channel
Berisha nxjerr videon: Dumani përfitoi apartament duke nxjerrë jashtë me badiguardin e tij dy të moshuar. E përfitoi nga kontrata e porosisë me… Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha denoncoi sot ish-kreun e SPAK-ut, Altin Dumani se ka përdorur gardistin e tij për të nxjerrë nga banesa dy të moshuar, të cilët kishin blerë shtëpinë më parë te xhaxhai i bashkëshortes së prokurorit të posaccëm. Në një prononcim për mediat pasi doli nga SPAK, Berisha tha se bëhet fjalë për një aparament që Dumani ka deklaruar se jeton aty prej vitit 2004, megjithëse sipas liderit të opozitës, kontratën e porosisë e ka bërë dy vjet më vonë. Sipas Berishës, apartamenti i është blerë Andon Pangos, xhaxhait të bashkëshortes së Dumanit, i cili të njëjtin apartmant e kishte shitur edhe dy herë të tjera. Deklarata e Berishës Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004. Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani? Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more? Këto vetëm tek ky mund t’i gjesh. E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju? Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006. Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006? A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt? Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006. Po kujt ia ka porositur thoni ju? Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit. Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango? Banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin. Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamentin dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë. Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork. Ç’ndodh tjetër? Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet. Është diku në këto gjykatat e faktit. Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar. Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit. Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.