Një anije tregtare është fundosur gjatë orëve të para të mëngjesit të së dielës 4 milje larg ishullit të Lezbosit në Egjeun lindor.
Sipas rojës bregdetare greke, anija u godit nga stuhia që ka pushtuar Egjeun dhe brenda pak minutash u fundos.
Në zonë ka nis një operacion kërkim shpëtimi në të cilën marrin pjesë marina greke, helikopterë dhe anije të rojës bregdetare greke.
Anija ishte nisur nga Egjipti dhe kishte destinacion Stambollin. Ajo kishte ekuipazh prej 14 personash 8 egjiptianë, 4 indianë dhe 2 sirianë.
Një marinar është gjetur nga helikopteri, ndërsa po dërgohet në spital.
Anija ishte e ngarkuar me 6000 tonë kripë dhe lëshoi sinjal në orën 08.20 sipas orës lokale.
Në momentin e lëshimit të sinjalit SOS, kapiteni njoftoi se anija kishte pësuar avari në motor dhe nuk kishte forcë të lundronte me motorët e saj, ndërsa në zonë dallgët ishin 8 ballë.
Top Channel