Ndërkohë që për dy Brazilianët, Sylinho de Dorival apo argjentinasin Zabaleta Europiani është një aktivitet që ata nuk e kanë përjetuar asnjëherë më parë, Shqipëria shkon për herë të dytë në finalet e aktivitetit më të madh futbollistik të Kontinentit të Vjetër.
Në 2016-n na u desh shumë që të festonim, nga ndeshjet në fushë deri në përballjet në gjykatën e arbitrazhit sportiv në Lozanë për ngjarjen e ndeshjes së Beogradit më 2014-n. Por më në fund ja dolëm, me fitoren në Armeni 0-3. Megjithatë sot ky kualifikim i dytë ka një tjetër shije.
Na u deshën të ndryshonim 3 trajnerë Italian për të gjetur të duhurin me sa duket, nga Gianni De Biazi i edicionit të dytë, tek Kristian Panuci dhe Edoardo Reja, për të gjetur në Brazilin e largët Sylvinhon.
“Asnjëherë nuk e kisha menduar që do të kishim një trajner Brazilian”- u shpreh presidenti i FSHF-së, Armando Duka për “Exclusive”.
Por tani kaluan shumë gjëra dhe të panjohurat u bën të njohura për të gjithë, ka ardhur një tjetër moment për Shqipërinë, lojtarët, tifozët këdo. I Erdhi radha Gjermani 2024-s.
“Ky është objektiv i arritur kur bëmë strategjinë e futbollit. Do shkojmë në Gjermani një kompeticion shumë më i vështirë. Duhet ta shijojmë. Nuk do të mjaftohemi me kaq, objektivi minimal është kualifikimi i grupit”- tha Duka.
Ky vit në fakt u duk se kishte një tendencë për të qenë përkrah Shqipërisë, në aspektin e futbollit, nga zgjedhja e Armand Dukës si z.president i UEFA-s, tek sukseset në fushë dhe deri tek përzgjedhja e fundit tonë për organizimi i europianit të moshave në vitin 2025.
Kuqezinjtë përpara fillimit të europianit do të zhvillojnë një grup 12-ditorë në Austri për të shkuar në Gjermani të paktën 24 orë përpara fillimit të eventit. Ndërkohë që ende nuk është prëcaktuar hoteli dhe qyteti, por në listen e Federatës Shqiptare të Futbollit, janë dy qendra sportive në Dortmund dhe një Shtutgard, të cilat do të vendosen përpfundimisht pas shortit të 2 dhjetorit, në bazë edhe të sadiumeve ku do të luajmë për të qenë sa më pranë. Por përpara se të fillojnë këto finale ka dhe diçka tjetër për tu përfunduar, kontrata e Sylvinhos.
“Kontrata e Sylvinhos përfundon pas përfundimit të Europianit dhe fakti që kemi bërë këtë kontratë që nga fillimi tregon se ka qenë një projekt për të qenë në Europian dhe jo për të ndërprerë kontratën pas ndeshjeve kualifikuese. Padyshim që kemi filluar të mendojmë dhe së shpejti do të bisedojmë me trajnerin. Unë mendoj se ai është i lumtur dhe e ka shijuar vërtetë këtë sukses në Shqipëri. Ai nuk është një trajner që ka bërë shumë herë… domethënë si trajner sepse si futbollist ai ka një karrierë shumë të pasur dhe ka fituar dy herë Champions League, por si trajner mendoj që është rezultati më i mirë dhe satisfaksioni më i madh që ka marrë në drejtimin e një skuadre dhe mendoj se do të ketë dëshirë ta vazhdoj këtë lloj rezultati në Shqipëri. Dhe ne duke qenë se kemi arritur këto suksese, pse të mos ja ofrojmë. Përpara se të shkojmë në Gjermani do të duhet ta bisedojmë ose të paktën parimisht të biem dakord për këtë gjë”– tha Duka.
Top Channel