Top Channel ka zbardhur ekskluzivisht dosjen voluminoze të SPAK për grupin kriminal, ku dalin përgjimet nga aplikacioni ‘Sky’ të cilat ‘fundosën’ 11 persona, jo vetëm për trafikimin e lëndëve narkotike, por edhe për larjen e hesapeve të vjetra.

Pas episodeve të mëparshme të zbardhura nga Web Top Channel për trafikimin e kokainës nga Brazili, në dritë del edhe episodi në lidhje me sigurimin e kushteve për vrasjen e Edmond dhe Albert Nelës. Për vëllezërit Nela, Ismail Zeneli besonte në vitin 2013, ata i kishin vrarë vëllanë me emrin e ndryshuar Xhem Krasniqi, krim që ka ndodhur në Britani.

Ngjarja ka ndodhur më datën 18 maj 2013 në rrufën  “Church Road” në qytetin e Kentit në Angli, ku është vrarë Xhem Krasniqi me kombësi shqiptare. Në momentin e vrasjes viktima ka qenë i shoqëruar nga Kelmend Murataj dhe vëllai i tij Ismail Zeneli. Autor i dyshuar për vrasjen ka qenë Edmond Nela, i cili pas një gjykimi në Mbretërinë e Bashkuar është shpallur i pafajshëm. Lidhur me këtë ngjarje ka shkruar edhe BBC. Emri i vërtetë i Xhem Krasniqit  ishte Guximtar Ismaili, i lindur në Kukës. Edhe Ismail Zeneli rezulton të ketë emrin e vërtetë, Luan Ismail Sadria. Ai është birësuar nga tezja e tij dhe ka mbajtur emrin e babait, Ismail.

Ismail Zeneli vendos të hakmerret 7 vite me vonë. Në vitin shtetasi Ismail Zeneli alias Luan Sadria, ka komunikuar në ‘Sky’me Bujar Ajetin alias Bujar Germizi, ku interesohet për gjetjen e vëllezërve Nela për tu hakmarrë. Zeneli ka kryer disa takime me Ajetin në Shqipëri. Këtu hyn në lojë edhe punonjësi i policisë Dedan Gjoni. Përmes këtij të fundit, është gjetura adresa e vëllezërve Nela.

Zeneli komunikon me Ajetin në datën 30 korrik 2020: “Po ti nis adresat e sakta se ai djali kishte hik për jashtë shtetit. O mik i them atij djalit te Kujtimit e t’i marre e të shko vetë ai andej. Masanej kur ti boje të sakta ai ato shtëpitë te them dhe shko ti noj ditë. Adresat e sakta po i pres nga ky miku im. Sa t’mi kalojë të them..

Një ditë më vonë i dërgon fotot në lidhje me shënjestrat, hyrje daljet në Tims si dhe targën e automjetit në një sistem gjobash dhe i shkruan: “I pasna patur aty motërq*. Nji e freskët, shife e këtij muaji, korrik. S’kanë ka shkojnë. Kanë dalë e kanë hy në këmbë në Kosovë. Jan për tu q* robt o mik, Janë dhelpra, janë shumë tinzak.   Në datën 5 gusht, dërgohen mesazhet: “Atij të voglit me ja hup bythën, është bash kryesori. Ishalla po bien në grep. Ishalla kemi shanc dhe na vijnë në dorë shpejt. Un fola me atë shokun ishalla mos bohen gjanat më shpejt”.

Në datën 19 gusht intensifikohet biseda. Ismail Zeneli i dërgon Bujarit adresën e vëllezërve Nela në Tiranë.  “Mik si të kam, a je mirë. Kjo është adresa, rruga Lord Bajroni pallati…e ka emrin Arben dhe ja kanë vu mbiemrin e këtyre robq* se ështe e ndamë mund te jetojë edhe nana vet. Adresa që të nisa, 99% jeton edhe nana e tyre dhe motra. E ishalla na ndihmon zoti të mbarojmë punë. Ishalla me të lehta.

Dyshohet se Zeneli ka caktuar një person të ruajë adresën e shtëpisë së tyre, pasi ata kthehesh rrallë në Tiranë, ndërsa episodet vazhdojnë…

*Ndalohet publikimi i materialit pa citim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA