24/11 22:37
Akrobatja Fiona Rushiti ka realizuar një shfaqje të rrallë, në sfidën e saj të radhës.
Akrobatja e lartësive të mëdha këtë herë ka sfiduar veten duke u varur në urën e Vashës, që është 152 metra e lartë dhe në këtë urë ka realizuar numra akrobacie.
Ura e Vashës është ura e re më e lartë e ndërtuar së fundmi dhe kjo urë u sfidua nga guximi i jashtëzakonshëm i akrobates së rrallë shqiptare këtë paradite.
Edhe me herët, Fiona Rushiti ka realizuar akrobaci në lartësi të mëdha duke zgjedhur urat më të larta në Shqipëri.
Top Channel