Elvis Pupa ka mbyllur rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars” pas shtatë javësh në garë.
Konkurrenti nuk arriti të marrë votat e jurisë, pasi mbeti në fazën e fundit të garës me Eni Shehun.
Duke qenë më pak i votuari për sonte, për shkak të performancës së dobët si pasojë e problemeve shëndetësore (virozat e stinës), konkurrenti u eliminua.
Ky vendim u prit me pozitivitet nga Elvis Pupa, që vijoi të bënte batuta gjatë gjithë kohës. Poe nuk munguan as falenderimet.
“Falenderoj të gjithë ata që na kanë ndjekur, jurinë, balerinët dhe ata që na kanë mbështetur. Për mua ishte një eksperiencë e jashtëzakonshme. E kam shijuar në formën time”, tha aktori.
Nga ana tjetër mbrëmja nuk mbaroi me aq, pasi në momentin e përfundimit të të gjitha performancave, juria vendosi që të lërë një nga çiftet e krijuara javën e kaluar nën krahët e njëri-tjetrit edhe për kërcimet e radhës.
Irgen Çela dhe Jora janë dyshja më e re në garën e “DWTS”. Ata do ta vijojnë tashmë rrugëtimin bashkë.
Ky vendim erdhi pasi performanca e tyre, pasodoble, u pëlqye shumë nga anëtarët e jurisë.
Top Channel