“Pse nuk shfuqizoni ligjin?”/ Një grup protestuesish shkon në takimin për Praninë Besnike të ministrit Sofjan Jaupaj, ja si reagon ai

26/09/2026 11:00

Një grup protestuesish në Tiranë, kanë shkuar në takimet në kuadër të Pranisë Besnike të PS, drejtuar nga ministri Sofjan Jaupaj.

Ata i janë drejtuar ministrit me pyetjen se përse nuk e shfuqizoni ligjin 21/2024, ndërsa ky i fundit iu është përgjigjur se nuk ishte vendi dhe koha për këto pyetje, duke i ftuar që të ulen dhe të diskutojnë për problematikat që i shqetësojnë.

“Jam duke i bërë negociata siç duhet për BE, nuk është as vendi as momenti për këtë”, dëgjohet ai t’u thotë të rinjve protestues.

“Nuk jam këtu për të bërë reels e radhës, jam këtu si drejtues i njësisë numër 7”, shton ai më tej, kur ata nuk pranojnë të ulen por vijojnë me pyetjen për ligjin 21/2024.

Pamjet e videos janë shpërndarë nga vetë grupi i protestuesve, të cilët shprehen se Prania Besnike nuk është takim i hapur, por se në të marrin pjesë “organizata socialiste”.

 

 

 

Top Channel