Një grua nga New York që tragjikisht vdiq nga kanceri, mblodhi donacione për të kuruar jo vetëm sëmundjen e saj por sa për të shlyer miliona dollarë borxhe mjekësore të pacientëve të tjerë.
Teksa ishte në shtatin e vdekjes, pacientja 38 vjeçare Casey McIntyre, i kishte kërkuar miqve në rrjetet sociale të bënin donacione për kauzën e saj, ndërsa planifikonte që me paratë e mbledhura të paguante borxhet e të tjerëve, si një menyrë për të celebruar jetën e saj, sa ishte gjallë.
Në mesazhin e fundit ajo shkruante: “Ky mesazh do të thotë se unë kam ndërruar jetë. Unë ju desha shumë dhe e dija se sa më donit dhe ju … për të celebruar jetën time unë kam vendosur të paguaj borxhet mjekësore të të tjerëve. Unë pata shërbim të mirë teksa trajtohesha për kancerin në vezore por nuk dua që pacientët e tjerë të kenë fundin tim .”
Rreth 100 milionë amerikanë janë në borxhe me kostot mjekësore, sipas llogaritjeve të agjencisë OJQ, KFF.
McIntyre ishte botuese librash dhe kishte kancerin prej vitit 2020. Ajo vdiq të dielën dhe lë pas bashkëshortin dhe bijën 18-muajshe.
Deri të shtunën McIntyre dhe familja e saj kishin mbledhur $170,000 donacione por me anë të një agjencie që blen borxhin mjekësor të pacientëve, ishin arritur të shuheshin 16 milionë dollarë borxhe të papaguara pacientësh, shkruan BBC.
Organizata në fjalë thotë se blen borxhin mjekësor “në portofole që nganjëherë arrijnë në miliona dollarë por vetëm me një fraksion të kostos”.
Top Channel