OKB-ja u detyrua të ndalojë dërgesat e ushqimit në Gaza, ndërsa ndërprerja e komunikimeve vijon ende në të gjithë rajonin.
Agjencia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë paralajmëroi gjithashtu se ekziston një mundësi në rritje e urisë së përhapur, pasi mungesa e karburantit vazhdon të shkaktojë kërdi.
Zëdhënësja e organizatës Juliette Touma deklaroi se nuk ishte në gjendje të sillte karvanin e saj të ndihmave sot.
“Që nga mbrëmja e kaluar, Gaza po kalon ndërprerjen e katërt të komunikimeve, që do të thoshte se që nga mëngjesi i sotëm, UNRWA nuk mund të vazhdonte operacionet e saj humanitare”, tha ajo.
Ndërprerja e komunikimeve, në ditën e dytë, ka shkëputur 2.3 milionë banorët e Gazës nga njëri-tjetri dhe bota e jashtme. Gjithashtu kjo situatë paralizon koordinimin e ndihmave, të cilat grupet humanitare tashmë po luftonin për ta ofruar për shkak të mungesës së karburantit.
Më herët sot, Izraeli njoftoi se do të lejojë dërgesat “shumë minimale” ditore të karburantit në Gaza për herë të parë për përdorim nga OKB-ja dhe sistemi i komunikimit.
Izraeli ka ndaluar hyrjen në karburant që nga fillimi i sulmeve, duke thënë se do të devijohej nga Hamasi për mjete ushtarake. Ai gjithashtu ka ndaluar ushqimin, ujin dhe furnizimet e tjera, përveç një pike ndihme nga Egjipti.
Top Channel