I dënuar me tre vite burg, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë! Shiste kokainë në studion e tatuazheve

16/11/2023 12:16

29-vjeçari Armando Behari, i shpallur në kërkim për shitje kokaine është arrestuar nga policia e Tiranës.

Behari u kap në rrugën “Ali Demi”, në Tiranë.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar 29-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Në vitin 2022, 29-vjeçari ka përshtatur një qendër tatuazhesh në zonën e Komunës së Parisit, për përdorimin dhe shitjen e lëndës narkotike kokainë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA