Emigrantët largohen nga Rusia prej frikës së rekrutimit në luftën në Ukrainë (fotot)

16/11/2023 19:03

Për shumë rezidentë të ish-republikave sovjetike të Azisë qendrore, Rusia ka qenë destinacioni i preferuar i emigrimit.

Por që prej nisjes së konfiktit në Urkainë rreth 1.3 milionë punonjës emigrantë po humbasin dëshirën për të qëndruar prej afrimit të kërcënimit se do të detyrohen të shkojnë për të luftuar në Ukrainë, shkruan rrjeti AFP.

Edhe ata që më parë dëshironin të punonin në Rusi, pas zgjatjes së konfliktit po ndryshojnë mendje.

“Të jem i sinqertë nuk dua të shkoj më në Rusi prej luftës”, shpjegon për rrjetin AFP,  Zoir Kurbanov, punonjës ndërtimi në Taxhikistan. “Nëse lufta mbyllet, atëherë mund të rikthehem në Rusi”, shton ai.

Jeta nuk më e njëjta për shumë emigrantë në Rusi pas sulmit ndaj Ukrainës, prej rrezikut të dërgimit në front ose të punësimit në zonat e pushtuara nga Moska në lindje të Ukrainës.

Kurbanov thotë se i ofruan punë ndërtimi në imjantet në Mariupol e Donetsk për çka ai tha se refuzoi.

39 vjeçari shton se pranonte më pak para dhe të rikthehej në Taxhikistan, ku ka gjetur punë në kryeqytetin Dushanbe.

Rusia përpiqen gjithnjë e më shumë të joshë emigrantë nga Azia qendrore për të punuar në pjesët e pushtuara të Ukrainës, ose nëse pranojnë dhe të luftojnë për ushtrinë e saj.

Por megjithëse 1.3 milionë njerëz kanë emigruar në Rusi në 2023, disa po zgjedhin të largohen prej frikës së dërgimit me detyrim në Ukrainë./AFP/

FOTO GALERI
1/8
Prej nisjes së konfiktit në Urkianë rreth 1.3 milionë punonjës emigrantë po humbasin dëshirën për të qëndruar prej afrimit të kërcënimit se do të detyrohen të shkojnë për të luftuar (Foto: Taxhikistan)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA