Sardi Strugaj ka nisur të përshtatet me partneren e rë, ku gjatë provave ditore të “Dancing With The Stars” kanë komentuar për konkurrentët e tjerë.

Sipas tij çifti më i fortë në garë është Arnita dhe Eni, por jashtë këtij specifikimi nuk la as veten e tij.

Ndër të tjera Sardi deklaroi se zgjedhja më e mirë është ndarja e çiftit Juliana-Dion, pasi ata debatonin shpesh.

Sardi: Më kishin thënë që je shumë e rreptë. Mënyra se si qëndron. Por mua nuk më duket ashtu. Ndoshta kam parë që Eni Shehu është shumë i urtë dhe kam menduar që shiko se çfarë po i bën Odeta.

Odeta: Unë thjesh dua që të jenë gjërat në rregull.

Sardi: Për sa i përket kombinimeve… Kombinimi tanishëm si çifti më i fortë është Arnita dhe Dion. Arnita më duket konkurrente e fortë. Nga çiftet që janë formuar që në fillim janë Arnita dhe Eni, edhe unë e Erisa. Çifti më i mirë i ndarë është Juliana dhe Dion. Me sa kam dëgjuar, kanë pasur shumë diskutime në mënyra të ndryshme (debate), pasi janë të dy karaktere të njëjta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA