Statujat e mistershme të lashtësisë në Ishullin e Pashkëve, kanë si ‘sinjalizues’ vendndodhjen e tyre (fotot)

14/11/2023 21:36

Figurat e lashta gjigante të gurit që janë gjetur në ishullin e pabanuar të Pashkëve kanë habitur prej shekujsh studiuesit botërorë, por ekspertët kanë arritur të depërtojnë në disa elemente të origjinës së tyre, të paktën për vendndodhjen.

Studiuesit që kanë analizuar vendndodhjen e megaliteve në ishullin e largët të Paqësorit, të njohura gjithashtu si ‘moai sit’, thonë se ato janë kryesisht të vendosura pranë burimeve të ujit të freskët.

Ata thonë se zbulimet e tyre mbështeten nga disa aspekte të platformave të statujave dhe masës së tyre, të cilat mund të kenë lidhje me furnizimin me uje dhe cilësinë e tij, shkruan rrjeti britanik TheGuardian.

“Është e rëndësishme të demonstrohet se vendndodhja e statujave nuk është vend ritualesh– pasi [ahu e moai] ishin të integruara në jetën e komuniteteve që banonin dikur aty,” thotë Carl Lipo i Universitetit të Binghamton në New York, bashkëautor i studimit.

Ishulli i Pashkëve, ose ndryshe Rapa Nui, ka më shumë se 300 nga këto skulptura megalitike të krijuara nga një komunitet i vetëm, për të cilët nuk duhet thuajse asgjë. Ato u zbuluan për herë të parë nga evropianët në shekullin e 17-të dhe besohet se përfaqësojnë paraardhësit e tyre në formë ritualesh, por vendndodhja e tyre në ishull deri më parë kishte qenë pjesë e misterit.

Studimet tashmë sugjerojnë se ato janë vendosur në pika të lidhura me burimet kryesore të jetesës së banorëve.

Studiuesit e fokusuar në anën lindore të ishullit kontrolluan shpërndarjen gjeografike të 93 platformave.

Ata u interesuan se ku merrnin ujin banorët e ishullit Rapa Nui pasi nuk kishte burime të përhershme dhe as prova se ata përdornin liqenet për këtë nevojë.

Por sipas tyre uji i freskët lëvizte në kalime e shpella nëntokësore derisa dilte pranë brigjeve të oqeanit.

“Kur ishin në ishull pamë kafshë që dukej sikur pinin nga oqeani por në fakt ishin burimet nëntokësore të ujit të freskët që derdheshin aty” thuhet në raport.

Rezultatet e publikuara në revistën Plos One, tregojnë se shpjegimi më i mirë është afëria e vendndodhjes së statujave misterioze me urimet nëntokësore të ujit, duke shpjeguar se përse ato gjenden si në brendësi të ishullit dhe në bregdet.

Ata shtojnë se me ndërtimin e statujave komunitete duket se konkurronin me njëri-tjetrin, përkundër idesë se kishte përplasje të përgjakshme mes banorëve të ishullit, siç është sugjeruar në të kaluarën.

Bashkëpunimi mes komunitetit ishte thelbësor për ndërtimin e statujave, thonë studiuesit, të cilët ende nuk kanë një ide se çfarë solli depopullimin e tyre.

Të tjerë studiues kanë hedhur poshtë pohimet e burimeve nëntokësore ujore duke thënë se ato ishin tepër të vogla për t’u konsideruar të rëndësishme.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA