Kompania SpaceX e Elon Musk mund të kapë vlerën e rreth 500 miliardë dollarëve deri në vitin 2030, tha investitori miliarder Ron Baron në një intervistë për CNBC të premten.

Baron, i cili sipas CNBC zotëron më shumë se 1 miliard dollarë aksione në këtë kompani, tha se kompania do të ketë vlerë nga 250 miliardë deri në 300 miliardë dollarë gjatë tre viteve të ardhshme.

Vlera aktuale e SpaceX prej rreth 150 miliardë dollarësh e bën atë një nga kompanitë private më të vlefshme në botë.

Më herët gjatë muajit, Musk tha se Starlink, njësia e SpaceX, tani po gjeneron të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar të gjitha kostot që lidhen me funksionimin dhe mirëmbajtjen e shërbimit të internetit satelitor.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA